Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi: Me një shkelje janë riprodhu shkelje masive e tash Kosova është në gjendje fatale

Gazeta10
30 October 2025 - 20:52

Analisti politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi ftesën e Presidentes Osmani për liderët e partive, takim i cili do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Matoshi tha se nesër do të vendoset përfundimisht që vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që edhe të gjithë janë pajtuar për këto zgjedhje.

Matoshi tha se partia e cila mori më së shumti vota nga populli në zgjedhjet e 9 shkrutit, u tregua shumë e papërgjegjshme dhe se nesër do të mundohen të gjejnë një solucion më pak të dhimbshëm për miratimin e buxhetit.

Ai gjithashtu tha se qeveria në detyrë mund të quhet edhe si qeveri në dorëheqje, pasi që ata vetë e kanë deponuar dorëheqjen tek kryetari i kuvendit. E për këtë, Matoshi tha se Neni 31 i ligjit mbi qeverinë, paragrafi 2, e lejon që qeveria në dorëheqje mund të projektojë buxhetin dhe ta dorëzojë para kuvendit, ndërsa qeveria në detyrë nuk mundet.

“Qeveria në detyrë nuk mundet me bë buxhet dhe grupet parlamentare dhe kommisionet nuk guxojnë me u themelu, sepse gjithëka është në shkelje, a e sheh ku  kemi ardhë, me një shkelje janë riprodhu shkelje masive e tash Kosova është në gjendje fatale sa i përket ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, shtoi tutje Matoshi./Gazeta10

Ndiqeni deklaratën e plotë nga Matoshi:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.