Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halit Barani kujton natën e tmerrit në Mitrovicë: 26 vjet nga krimi që tronditi Kosovën

Gazeta10
03 February 2026 - 20:38

Ish-kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, ka kujtuar ngjarjet e rënda të ndodhura 26 vite më parë, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000, në pjesën e okupuar të Mitrovicës.

Duke folur për këtë përvjetor, Barani ka deklaruar se krimi nisi rreth orës 21:00 të 3 shkurtit dhe zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit të 4 shkurtit.

“Ishte natë tmerri që filloi më 3 shkurt rreth orës 21 dhe vazhdoi deri në orën 4 të mëngjesit. Kriminelët e organizuar, të prirë nga kryekrimineli Oliver Ivanoviq, tashmë i pushkatuar nga vet kriminelët e tij, hynë në shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve,” ka thënë Barani.

Sipas tij, gjatë kësaj nate u kryen ekzekutime të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

“Ata i pushkatuan  6 femra dhe 6 meshkuj, në mesin e tyre edhe një fëmijë 13-vjeçar, Nderim Ajetin” ka theksuar Barani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.