Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hargreaves: Gjykata në Hagë u krijua për të mbajtur individët përgjegjës, jo shtetin

Gazeta10
12 February 2026 - 22:20

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves  ka komentuar mbi gjykimin në Hagë, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjësisë individuale.

“Gjyqi nuk ka përfunduar ende dhe presim të shohim vendimin e gjykatës pas përfundimit të procesit, besoj brenda disa javësh,” tha Hargreaves.

Ai vlerësoi që Kosova ka treguar gatishmëri për të krijuar këtë gjykatë si simbol të angazhimit për drejtësi dhe si demonstrim se nuk do të pranojë papërgjegjshmërinë e individëve, kushdo qofshin ata, kur ka akuza për krime që mund të kenë kryer.

“Është një gjykatë e krijuar për të mbajtur individët përgjegjës, jo shtetin apo ndonjë organizatë të veçantë. Do të lejojmë gjykatën të bëjë punën e saj dhe më pas do të punojmë mbi vendimin që do të marrë,” tha ambasadori britanik.

Hargreaves nënvizoi se drejtësia për individët është themeli i sigurisë dhe besueshmërisë institucionale në Kosovë dhe theksoi se ky proces do të tregojë angazhimin e vendit për llogaridhënie dhe sundim të ligjit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.