
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Prime Time ka treguar se kryenegociatori i dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri Besnik Bilsimi ka udhëtuar drejt Londrës për ta takuar ish-negociatorën Catherine Ashton në emër të BE-së.
Ai ka thënë se vizita e Bislimit në Londër për ta takuar Ashton për ta kuptuar se çfarë nënkupton dialogu me normalizim, shkruan Gazeta10.
“S’kam mujt kurrë me kuptu pse një kryenegociator si Besnik Bislimi shkon në Londër me taku ish-negociatorën e BE-së për ta kuptuar se si do të ndodhë dialogu me normalizim. Çështja e një dialogu të ri pas Vjenës, dhe përfundimit të marrëveshjes ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës, ka ardhur si pasojë e lobimeve jashtë vendit dhe pakujdesisë që akterët kryesor kanë pasur”, ka thënë Haziri në Prime Time.
/Gazeta10