
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka reaguar pas lajmit të portalit “Paparaci”, se KFOR-i ka urdhëruar që ai të largohet nga Komuna ose do të nxjerrin atë me forcë.
Në reagimin e tij thuhet se lajmi i publikuar në portalin ‘Paparaci’ se “mua më ka urdhëruar KFOR-i të largohem nga Komuna apo të më nxjerrin me forcë është totalisht i pavërtetë”.
“Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”, ka shkruar Hetemi në rrjetin social Facebook.