
Avokati, Taulant Hodaj ka komentuar vonesat në numërimin e votave dhe ankesat që janë paraqitur lidhur me këtë proces.
Hodaj ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dashur t’i parandalojë këto probleme teknike-administrative, ngaqë siç tha ai, ky institucion e ka pasur kohën e duhur që të bëjë përgatitjet.
“E mira e gjithë procesit është që ka qenë transparent dhe fer ditën e zgjedhjeve. Tani kjo po hijëzohet nga papërgatitja nga KQZ përkatësisht nga sekretariati i tyre”, ka thënë Hodaj.
Hodaj ka theksuar se KQZ tashmë duhet të vazhdojë më me intensitet punën.
“Po tani duhet t’i dhezin motorat, e jo të lajnë kështu në amulli ngadalë-dale si tu shku si jerem”, ka thënë ai në “Politiko”. /Gazeta10/