
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar pritshmëritë e Lëvizjes Vetëvendosje për 500 mijë vota.
Hoti ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është i sigurt për fitoren e VV-së, prandaj sipas tij, ai po “çjerret e çoroditet” nëpër fushata.
“Po ta dinte që e fiton mandatin e ardhshëm, jam i bindur që nuk të çjerrej e çoroditej kështu dhe nuk do të sillej mbi çdo normë politike dhe njerëzore”, ka thënë Hoti.
Tutje, Hoti ka thënë se Kurti nuk mund t’i mashtrojë më qytetarët e Kosovës.
“Ky e din që ma nuk mund t’i mashtrojë qytetarët e as të marrë besimin e tyre”, ka thënë Hoti në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/