
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur takimin e zhvilluar mes ministrit kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ndihmëssekretarit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien, transmeton Reporteri.net.
Hovenier këtë takim e cilëson tejet të rëndësishëm, ndërsa thekson se bashkëpunimi i SHBA-së, në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e synimeve të përbashkëta me Kosovën.
”Takim i rëndësishëm mes ministrit Ejup Maqedonci dhe ndihmëssekretari O’Brien sot. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona me Kosovën, duke përfshirë mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.

Ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien, takoi sot ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Jam i lumtur që takohem sot me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin, dhe rikonfirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, tha O’Brien.