
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve “sfiduese” të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se po e ndikojnë partneritetin e vendit me ShBA-në, raporton Ekonomia Online.
Ai ka kërkuar që Qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët ShBA.Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID.
“Jemi duke u përballur me sfida me Qeverinë Kurti dhe këto sfida e kanë ndikuar kualitetin e marrëdhënieve tona”, ka thënë ai.