Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha për ndërtimin e nënstacionit policor në Zveçan: Një rrugë e dy punë, obligim institucional dhe fushatë zgjedhore

Gazeta10
25 November 2024 - 18:33

Vendosja e gur-themelit të nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë, u cilësua si rrugë me dy punë nga ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Hoxha i ftuar në Raport të Kanal10, teksa komentoi vizitën e kryeministrit në komunën veriore tha se ajo nuk përçon situatë të jashtëzakonshme, raporton Gazeta10.

“Meremetimi i objekteve të cilat kanë qenë të shfrytëzuara nga strukturat paralele është një punë e zakonshme, obligim institucional. Qeveria tash po thotë që është shtri sovraniteti në çdo cep të vendit, prandaj nuk mund të ketë situatë të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, ndërtimet atje po shfrytëzohen edhe për diçka tjetër.

“Mirë që po ndërtohen, kishte edhe shikime me dylbi sepse ka pak edhe emocione të fushatës. Pas dy muajsh i kemi zgjedhjet dhe një rrugë e dy punë. Do ta bënte ndoshta çdo qeveri. Por, po e them një punë e mirë, ka qëlluar në kohë fushate përveq angazhimit normal natyrshëm që do shfrytëzohet edhe për situatë të tillë.

Hoxha shtoi se përveq këtyre angazhimeve, një përparësi e madhe duhet dhënë raportit me aleatë./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.