
Analisti politik, Blerim Hyseni në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka deklaruar se flamuri i Kosovës nuk njihet ende si i tillë nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Flamuri i Kosovës nga maqedonasit ende nuk identifikohet si flamur i Kosovës”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Bazuar në këtë fakt, Hyseni ka theksuar se shqiptarët që festojnë me flamurin e Kosovës nuk e kanë asnjë problem.
Megjithatë, ai ka theksuar se ndryshe qëndron situata me flamurin kombëtar.
“Të dalësh në Kumanovë ku përqindja e shqiptarëve është më e vogël, të dalësh të festosh me flamujt e Kosovës, besoj nuk ke asnjë problem. Kur del me flamurin kombëtar mund të kesh problem”, ka thënë Hyseni. /Gazeta10/