Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin

Gazeta10
03 June 2023 - 10:10

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit të tij.

Ai në një prononcim për Klankosova tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij se është kundër zgjedhjeve të reja.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri.

Kujtojmë se kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.