
Ish-koloneli policor, Refki Morina teksa fliste mbi rasti e vrasjes së rreshterit Lika përgëzoi policinë për aksionin e realizuar dje.
Morina mes tjerash tha se hetimet janë kryer me efikasitet në shumë raste që kanë ndodhur në rajonin e Ferizajit, teksa tha se personat në fjalë, të dyshuar për vrasje pa verdiktin final të gjykatës mbesin vetëm të akuzuar.
Sipas tij, duhet mbledhur prova e arsye materiale.
“Është përcjell nga grupi, kam pasur besim në grupin e hetimeve që do të zbulohet ky rast, jo vetëm pse ishte pjesëtar i joni por çdo rast që ka ndodh është punu deri në 24 orë në zbulimin e rasteve të tilla. Mendoj se këta përsona janë të dyshuar derisa aktgjykimi nuk merr formën e prerë. Nuk janë hetime që kanë përfundu me kaq. Duhet të hulumtohet, argumentohet, provat duhet të jenë faktike materiale që bëjnë më dyshu për arsye se gjykata dënon vetëm në bazë të fakteve”, deklaroi ai. /Gazeta10