
Ish kryetari i Zveçanit, Dragaisha Milloviq, ka folur para medieve duke thënë se nuk janë aty për dhunë e as për lufftë, raporton Gazeta10.
Sipas tij ata kanë ardhur aty të protestojnë vetëm që t’ju plotësohen kërkesat e tyre.
“Nuk ka grupe të rinjëve që dojnë me tensionu situatën e as Wagner, skemi ardhë as për dhunë e as për luftë. Është protestë paqësore, me këtë dalje kemi dashur t’i tregojmë të gjithëve që protesta është paqësore bashkë me kërkesat që vazhdojmë ti kemi. Largimin e policisë, lirimin e të arrestuarëve dhe mos pranimin e kryetarëve ilegal”, shtoi ish kryetari./Gazeta10