
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se pavarësia e Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e kontributit dhe sakrificës së shumë gjeneratave.
“Për me ardhë te kjo ditë e sotme e pavarësisë së vendit tonë u dashtë me u sakrifiku shumë gjenerata”, ka thënë Qeriqi.
Ai ka theksuar se një ndihmesë të madhe për çlirimin e Kosovës e kanë dhënë edhe aleatët ndërkombëtarë.
“Ka qenë një sakrificë e madhe e popullit shqiptar për me ardhë deri te kjo ditë, për me kulmu me pavarësinë e vendit tone, duke mos i harruar asnjëherë aleatët tanë e në veçanti SHBA-të që kanë dhënë kontribut të veçantë”, ka thënë ai.
Tutje, Qeriqi ka thënë se qëllimi i UÇK-së ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare.
“Qëllimi jonë ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare”. /Gazeta10/