
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka deklaruar se është e trishtë dhe tronditëse vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është e pabesueshme pasi vrasja ndodhi në vendin ku do të duhej të sillej në jetë fëmija.
“I trishtë e tronditës lajmi për vrasjen makabre e një gruaje 35 vjeçare, e cila ishte në pritje të lindjes, në javën e 41-të! Kjo vrasje e dyfishtë ndodhi pikërisht në vendin ku do të duhej që fëmiu të sillej në jetë, pranë Klinikës së Gjinekologjisë! E pabesueshme! Ky krim po ndodhë vetëm pak ditë pasi një grua tjetër ra viktimë e burrit të saj, i cili i mori jetën me sëpatë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë: