Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj për Hoxhën: Mora një goditje të rëndë shëndetësore nga një idiot dhe njeriu më i poshtër i VV-së

Gazeta10
02 September 2022 - 23:30

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se sot ka marrë një goditje të rënd shëndetësore nga një idiot dhe njeriu më i poshtri i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxhën.

Ai tha se të gjithë ata që e kanë kritikuar ua fal përveç njeriut më të poshtër në botë, Elvis Hoxhën dhe kryeministrit Albin Kurtit.

Jasharaj në RTK tha se ai e bëri këtë me qëllim që t’ia zbeh imazhin e tij që e ka krijuar me vite të tërë kur edhe pushtuesit serb i thoshte jo.

“Paraditja ime ishte e renduar me shëndetin. Dy njerëzve nuk ua fal, më i poshtri në botë Elvis Hoxha dhe nuk ia fal as kryeministrit Kurti që po paraqitet që nuk më njeh por më njeh se kemi vepruar bashkë dhe i cili është dashur të njihet keq dhe të kërkoj falje. Unë asnjëherë nuk kam qen pjesë e partive serbe”, tha ai duke ftuar kryeministrin Kurti që të ulen dhe të bisedojnë.

“Ne e kërkuam një copë bukë nga Kurti por ai po na mohon duke na ndal edhe rrogën”, tha ai.

Sipas tij, Kurti përmes Elvisit u mundua ta fundos atë përkundër dhe ta njollos kontributin e tij dhe familjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.