
Në emisionin “Info10”, me gazetaren Arta Mustafa, Labinot Leposhtica nga BIRN Kosova duke komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, departamentit administrativ në favor të tyre kundër Kompanisë “Devolli” tha se ky rast ka filluar në prill të vitit 2020 me publikimin e emisionit rreth kompanisë në fjalë.
“Emisioni në mënyrë të faktuar tregonte se si një vendim i ZRRE-së ishte devijuar me anë të fshehjes së bizneseve”, tha Leposhtica.
Ai tutje tha se në këtë rast ka dalë fitues liria e shprehjes dhe ajo e mediave sepse sipas ty vendim ka me iu shërbyer mediave tjera si precedent tek të cilat dikush mund të tëntojë mohimin e fjalës së lirë.
“Gjetjet që ka shpalos emisioni ishin interes i lartë i publikut sepse dëshmonte sesi një pronar i disa kompanive ka përfituar ndihmë shumëfish më të madhe sesa i lejonte. /Gazeta10/