Edicicioni për Evropë i gazetës prestigjioze amerikane “Politico” ka raportuar sot për emrat e mundshëm që do të mund të vihen në krye të posteve më të larta drejtuese në Bashkimin Evropian. Siç raporton kjo gazetë, Urusula Von Der Leyen pritet që të mbetet si shefe e Komisionit Evropian, gjithashtu dhe Roberta Metsola në pozitën Kryetares së Parlamentit Evropian.
Ndryshime pritet të ndodhin tek Këshilli Evropian dhe tek pozita e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Sipas “Politico”, Charls Michel pritet të zëvendësohet nga kryeministrja aktuale e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërkohë spanjolli Josep Borell pritet të pasohet nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Kallas sipas Politico pritet ta marrë pozitën e kryediplomates dhe ta zëvendësoj Borellin i cili është zgjedhur pas Federica Mogherinit në vitin 2019 për një mandat pesë vjeçar.