Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanal 10 me studio edhe në Mynih të Gjermanisë

Gazeta10
19 September 2024 - 20:49

TV Kanal 10 së shpejti pritet të hapë studio dhe të jetë prezentë edhe në Mynih të Gjermanisë.

Ky zhvillim vjen si rezultat i partneritetit që Media 10 ka arritur me fondin investiv gjerman BKI Assets und Investments.

Drejtori i përgjithshëm i Media 10 Arben Ahmeti, ka thënë se synimi është që shqiptarëve në Gjermani dhe Evropë t’u ofrohet një platformë mediale, e cila do të avancojë komunikimin e mërgatës me mundësitë e investimit në Kosovë dhe rajon.

“Prezenca jonë në Mynih do të realizohet nëpërmjet një studio që do të prodhojë kontent për televizionin tonë, por edhe nëpërmjet një radio që fillimisht do të funksionojë me frekuencë tokësore në Bavari, por do jetë online për gjithë mërgatën”, ka thënë Ahmeti.

Si rezultat i këtij investimi, TV Kanal 10 së shpejti do të sjellë një seri të debateve interesante nga mërgata që do të shërbejnë edhe si arenë e garës elektorale për zgjdhjet e shkurtit.

Emisoni Politiko i së Enjtes në Kanal 10 është realizuar në një lidhje direkte nga Mynih, ku është folur për zhvillimin e komunitetit shqiptarë në Gjermani.

Media 10, gjegjësisht televizioni Kanal 10, gazeta dhe radio u themeluan nga gazetarët Fidan Rama, Kushtrim Sadiku e Arben Ahmeti në vitin 2020.

Televizioni i gazetarëve synon që në të ardhmen të jetë platformë mediale për tregun shqiptarë kudo në botë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.