
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një reagim për media tha se kërcënimi i qeverisë për ndalje të pagës është shkelje e të drejtave të njeriut, raporton Gazeta10.
“Natyrisht se, nëse ky kërcënim nga qeveria jetësohet do të ishte shkelje e rëndë e Ligjit të Punës dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për faktin se organizimi dhe veprimi sindikalist është i rregulluar dhe lejohen me ligj. Vetëm shtetet diktatoriale dhe fashiste kanë vepruar kështu ndaj grevistëve”, thuhet ndër të tjera.
KMDLNJ i bënë thirrje qeverisë për bashkpunim me punëtorët si dhe fton sindikatat që të përpiqen t’i shmangen grevës së përgjithshme.
“(Qeveria) t’i ulë armët e kërcënimit dhe të gjejë një zgjidhje bashkë me sindikatat…KMDLNj përkrahë grevën, si e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut vetëm kur mbetet mjeti i fundit për realizim të drejtave të tyre”, thuhet në fund./Gazeta10.