Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Krasniqi e Nismës i reagon Rexhepit të VV-së: Je shumë e painformuar për buxhet, më vjen keq!

Gazeta10
25 January 2025 - 22:09

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për deputete, Arbëresha Krasniqi ka debatuar ashpër me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Rexhepin lidhur me buxhetin e komunave dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim.

Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk i ka përkrahuar komunat dhe se disa gurthemele për çerdhe janë vënë vetëm para fushatës.

“Kanë fillu me u vë disa gurthemele viteve të fundit, që për mua nuk do duhej të ndodhte sepse është kohë fushate dhe po vëhen gurthemelet e dy-tri çerdheve publike. Komuna e Malishevës me zero mbështetje ka bërë tri çerdhe”, ka thënë Krasniqi.

Ndaj një opioni të tillë ka reaguar Rexhepi.

“Ka e marrin buxhetin ato? Pa përkrahje të qeverisë kuptohet që as Malisheva s’mundet me i ndërtu ato tri çerdhe. Nuk mundesh me thane që janë të punësuara 25 kur e marrin buxhetin drejtpërdrejt prej qeverisë”, ka thënë Rexhepi e VV-së.

Tutje, Krasniqi ka thënë se Rexhepi nuk është e informuar sa i përket buxhetit të shtetit.

“Ti nuk e din mas pari qysh funksionin çështja buxhetore e parasë. Je shumë e painformume më vjen keq”, ka reaguar Krasniqi e Nimës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.