
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar kandidatët e partisë së tij për fitoren në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të mundësojë tash pas zgjedhjeve konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut.
“Përtej kësaj, e rëndësishme është që procesi i sotëm ishte i rregullt dhe i qetë. Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje”.
Postimi i plotë: