Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi për deputetët e VV-së: S’kanë vullnet për lëvizje para, mungesë totale e përgjegjësisë

Gazeta10
17 May 2025 - 11:32

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sot ndodhi një “zhvillimi i papranueshëm” në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.

“Zhvillimi papranueshëm. Deputetët e VV-së erdhën me vonesë dhe kërkuan që ta shkelin rregulloren. Ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është e papranueshme të bëhet një kërkesë e tillë. Kjo tregon që vullneti i tyre s’është për të tentuar për të bërë lëvizje. Për keqardhje kjo mungesë totale e përgjegjësisë para qytetarëve”.

Ai ka thënë se në konsultimet që i thirri sot kryesuesi i seancës, Avni Dehari, iu kërkua që vazhdimet e seancës konstituive të mbahen vetëm një herë në javë.

Më pas, siç u shpreh ai, iu kërkua që ta shkelin rregulloren.

Kërkesa e tyre ishte që në kundërshtim me rregulloren, që thotë se duhet të mblidhemi çdo dy ditë derisa të konstituohet Kuvendi, ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.