Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kryeministri kah zyret e LDK-së” – Rexhaj dhe Haziri ballafaqohen në ‘Politiko’

Gazeta10
06 May 2025 - 23:36

Deputetët e VV-së dhe LDK-së, Arbër Rexhaj dhe Lutfi Haziri janë ballafaquar sonte në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

Një deklaratë e mëhershme e Hazirit se “kryeministri kalon kah zyret e LDK-së” qe shkas përplasjeje mes dy deputetëve.

Haziri ka insistuar se proceset dalin të suksesshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Po shihet që proceset as nuk shkaktohen e as nuk mbyllen. Kështu që ne sido që e mbyllim, besoj se do të dalë me sukses për të gjitha palët. Nëse e kemi qëllim të përbashkët funksionalizimin e institucioneve pa kushte, atëherë ky qëllim arrihet. E kriteret tjera pastaj vendosen në tavolinë“, deklaroi ai.

Megjithatë, ai është kundërshtuar nga Rexhaj.

Ky diskurs konstruktiv prej pozicionit të tretë të Hazirit, do e merrja shumë parasysh në kuptimin më pozitiv të mundshëm kur thotë nga zyret e LDK-së, por fundja e fundit, opsion janë edhe zgjedhjet z.Haziri. Nuk kemi një raport thuajse të barabartë në kuptimin e numrave, siç dëshironi t’i quani ju, e atëherë mendoj se ajo që e dërgon vendin në zgjedhje është LDK“, tha Rexhaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.