Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kryeziu: Deputetët nuk kanë të drejtë të mos marrin pjesë në seancë

Gazeta10
21 April 2025 - 21:00

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi të mbahej edhe këtë të hënë, për të katërtën herë.

Eksperti i çështjeve juridike, Kadri Kryeziu me këtë rast përmendi Aktgjykimin e vitit 2014-të, sipas së cilës deputetit i obligohet pjesëmarrja në Kuvend.

Tutje Kryeziu përsëriti lirinë e të drejtës së votës në atë se çka deputeti e mendon ndaj një propozimi: Pro, kundër ose abstenim.

Aktgjykimi 20214-tës ka qenë se deputetët në aspektin Kushtetues-ligjor janë të detyruar me qëndru në Parlament dhe me votu, jo për kë, por me votu: për, kundër dhe abstenim. Është detyrimisht të marrin pjesë sepse Kushtetuta i obligon me i kriju institucione“, tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.