
“Kërkush s’ia ka pa hajrin më shumë këtij sistemi të drejtësisë sesa Lëvizja kriminale Vetëvendosje”, tha Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar politik.
Me këtë deklarim, Kryeziu ka shkaktuar një tension të madh në “Politiko” teksa po diskutohej për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Deklarata e tij shkaktoi reagime të forta në studio, duke bërë që avokati Gazmend Halilaj dhe komentatori politik Xhavit Drenori të largoheshin nga emisioni “Politiko” në shenjë proteste.
Drenori reagoi duke thënë: “Lëvizje kriminale… Nuk është pjesë e debatit tem. Një njeri që flet për telefonatat në Pronto nuk mund të marrë pjesë në debatin tim.”
Ndërkohë, Halilaj theksoi: “Nëse një lëvizje quhet kriminale, atëherë unë do të largohem nga studio.”
/Gazeta10/