Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kundër UÇK-së” lufta në distancë mes PDK-së e LVV-së

Gazeta10
22 July 2023 - 20:09


Partia Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se është kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e mohon këtë gjë. “Lufta” ndërmjet PDK-së e VV-së ka të bëjë me Ligjin e Pagës Minimale, pasi jashtë saj mbetën veteranët e UÇK-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berisha, thotë se partia në pushtet ka mungesë të patriotizmit, pasi sipas tij, shigjetat i drejton kah UÇK-ja.

Pas miratimit të Ligji për pagën minimale ku jashtë saj kanë mbetur veteranët Berisha tha se Vetëvendosje po mundohet ta degradojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, e ka quajtur Vetëvendosjen si “kategori e stërkequr e shoqërisë”.

Por kundër këtij deklarimi është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja. Ai thotë se veteranët meritojnë benefite tjera e jo të futën në pagën minimale.

Ai thotë se ndërlidhja e tyre me pagën minimale është tërhequr në kohën e Qeverisë Mustafa. 

DEK: Armend Muja – Deputet i LVV-së

Deputeti i VV-së ka kërkuar që veteranët të trajtohen me ligj të veçantë, teksa beson se aty do t’i marrin benefitet e merituara.  

Ndërkohë, nga kabineti presidentes Vjosa Osmani janë deklaruar nuk do të dekretohet Ligjin për pagën minimale pa vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina tha se Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.