Lajme

Kurti flet në New York për rritjen ekonomike të Kosovës

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 20:23

Kryeministri Albin Kurti në New York e ka zhvilluar një takim me Kristalina Georgieva, drejtoresh menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Me anë të një shkrimi në platformën X, Kurti ka theksuar se e ka falënderuar Georgievën për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e ekonomisë së Kosovës, si dhe ka treguar për temat që diskutuan.

“Ne patëm një diskutim produktiv të fokusuar në rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe nxitjen e investimeve në agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm të gjelbër të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.