Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kushdo që kritikon Kurtin për veriun, e etiketojnë që është me Serbinë” – Adrian Çollaku

Gazeta10
26 July 2023 - 23:01

Në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, gazetari Adrian Çollaku ka folur edhe për situatën në veri duke thënë se kushdo që e kritikon Kurtin për veriun, e etiketojnë që është me Serbinë.

“Fokusi vetëm në një temë që është veriu i bie që kanë mbetur mbrapa të gjithë sektorët tjerë dhe kjo është shqetësuese”,  tha Çollaku”.

Ai ka thënë se ekonomia nuk është në nivelin e duhur dhe për këtë ai tha se problemi më i madh është politika sepse qeveria është punëdhënësi më i madh, nuk ka tendera nuk ka projekte kapitale.

Ai tha se ministria e financave për këta 6 muaj ka shpenzuar vetëm 1 % të buxhetit për projekte kapitale. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.