Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak pas takimit me serbët: Po bëjmë gjithçka që të mos ketë barrikada

Gazeta10
25 August 2022 - 12:00

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Miroslav Lajçak, kanë përfunduar takimin e fundit në Kosovë në veriun e vendit ku janë takuar me përfaqësuesit serbe, raporton Gazeta10.  

Ata aty janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i Komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Lajçak ka thënë se nuk mund të ketë barrikada në veri dhe se njerëzit atje nuk duhet të kenë frikë.

“Kjo është arsyja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale… Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada”, tha Lajçak pas takimit.

Takimet e tyre në Kosovë po vijnë pasi paraprakisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin dështuar të gjejnë ndonjë zgjidhje në Bruksel, për t’i ulur tensionet që janë ngritur së fundmi në veriun e Kosovës e që lidhen me paralajmërimin e Kosovës se do të vendos reciprocitet në targa dhe dokumente kalimi me Serbinë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.