
Profesori universitar i negocimit ndërkombëtar në Paris, Valon Murtezaj, ka komentuar ndryshimet që pritet të ndodhin në politikën e jashtme me presidentin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpin.
I pyetur nëse mund të kthehen sërish diskutimet për ndryshime kufijsh, Murtezaj ka thënë se Evropa është kundër lëvizjes së kufijve.
“Sa i takon kufijve në territorin evropian janë dy mundësi që ato do të mund të bëheshin; e para në mënyrë plotësisht paqësore sepse Evropa është kundër lëvizjes së kufijve dhe e dyta në raste të përdorimit të ndonjë force të madhe, e cila pastaj do të kishte konsekuenca në njerëz”, ka thënë ai.
Murtezaj ka theksuar se Trump gjithashtu nuk do që të krijojë konflikte të reja.
“Siç ka thënë edhe Rugova, ne jemi kombe të vogla. Besoj që z.Trump kurdo që të fillojë të merret me Kosovën si pikënisje do të jetë marrëveshja e vitit 2020. Ajo s’po do të krijojë konflikte të reja, ai po do të mbahet mend si krijues i paqes”, ka thënë Murtezaj. /Gazeta10/