
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar sonte në emisionin Politiko, ka folur për kandidaturën e partisë së tij për të garuar pa koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Limaj tha se Nisma hyn në këto zgjedhje e përgatitur dhe me besim të plotë për të arritur objektivat e saj. Sipas tij, partia nuk ka pretendime për postin e kryeministrit, por synimi kryesor është hyrja në Kuvend dhe ndikimi në ndryshimet e nevojshme politike.
“Ne futemi të përgatitur, me besimin e plotë se në këto zgjedhje do t’i arrijmë objektivat tona. Nuk kemi ambicie për kryeministër, por objektivi ynë është të futemi në parlament dhe ta bëjmë ndryshimin. Është e mundur, ne besojmë në vizionin dhe angazhimin tonë,” tha Limaj.
Ai theksoi se Nisma do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve me programin dhe vizionin e saj politik.