Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Lokomotiva e VV-së”, Çollaku-Gashit: Deputetët në emër të “Albin babës” i morën votat

Gazeta10
18 February 2025 - 22:15

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar rezultatet e listës fituese preliminare të kandidatëve për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gashi ka theksuar se deputetët aktivë të kësaj partie kanë marrë më shumë vota.

“Votuesi i VV-së disi i ka lanë në zbehje pikërisht ata që s’kanë përformu mirë e që kanë ner hije të Albinit, e që janë sipas meje Arbërija e Rozeta”, ka thënë Gashi.

Ndaj një opionioni të tillë ka reaguar analisti, Adrian Çollaku.

“Votuesi e ka votu Albin Kurtin. Albin baba i ka marrë qeto vota. Në emër të Albinit i ka marrë, qe Haki Abazi në AAK vetëm 100 vota i ka marrë. Albini është lokomotiva. E ka motorrin 5.0”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.