
Në “Politiko”, u diskutuan disa komuna veç e veç se cili kandidat, cilën komunë do ta fitojë.
Halil Matoshi i komentoi kandidatët për kryetar komune në Ferizaj. ku edhe tha se të gjithë kandidatët në atë qytet janë të zotë dhe e dinë se çfarë duan.
Pavarësisht kësaj, Matoshi shprehu një mendim ku tha se në Ferizaj janë bërë shumë punë të mira. Ai përmendi Stacionin e Trenit që lidhet me Shkup e tha se që nga ai moment, Ferizaji ka marrë hov që të jetë një qytet i madh dhe të zhvillohet.
Të gjitha meritat për këto çështje, Matoshi tha se i ka kryetari i tanishëm Agim Aliu, i vili po rikandidon përsëri dhe pretendon t’a fitojë edhe një mandat në Ferizaj.
Matoshi tha se Agim Aliu fiton bindshëm në këtë qytet./Gazeta10