
Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Xhavit Drenorit dhe Halil Matoshit.
Drenori ka thënë se të punësuarit në ambasada dhe konsulata janë profesional dhe kredibil.
“Situata ka ndryshu në konsullatat tona, janë njerëz shumë profesional”, ka thënë Drenori.
Matoshi e ka kundërshtuar, duke thënë se ata e kanë përfunduar shkollën në Kosovë dhe se këtu nuk ka njerëz profesional.
“Ku e kanë kry shkollën z.Drenori. Me i qitë publikut hi syve sikur ti, ishe mjeshtër. Ti e din çfarë shkolle kemi këtu. Kosova nuk ka njerëz profesional”, ka pyetur Matoshi.
Tutje, debati mes tyre ka vazhduar edhe me kritika për njëri-tjetrin.
“Po m’dhimesh që po bërtet”, ka thënë Drenori.
“Po m’dhimesh ti me mashtrimet e tua”, ka thënë Matoshi.
Krejt në fund, Matoshi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për një video që ka qarkulluar në rrjete sociale ku fëmijët para Qeverisë së Kosovës brohorisnin “Albin baba”.
“Mjerë këta që po i qesin fmijen si sot që dalin e bërtasin Albin baba, qeta keni me i ba diplomatë. Qeshtu ndreqet Kosova”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/