Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi e thotë troç: Skandaloze është mosvotimi i Besnik Tahirit!

Gazeta10
18 February 2025 - 21:34

Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar listën e rezultateve preliminare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Matoshi e ka cilësuar si skandaloze mungesën e votave për t’ia siguruar edhe një mandat Besnik Tahirit, të cilin e cilësoi si deputetin më aktiv të kësaj partie.

“Mu më befason për të keq moshyrja e Besnik Tahirit dhe kjo strategjia e keqe e partisë. Mosvotimi i Besnik Tahirit nga ana e votuesve të partisë është skandaloze”, ka thënë ai.

Por megjithatë, ai është shprehur i bindur se edhe pas numërimit të votave AAK nuk do të pësojë ndryshim të votave.

“Te Aleanca vota nuk lëviz. Te deputetët edhe nuk lëviz”, ka thënë Matoshi.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.