
Komentatori politik, Halil Matoshi, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të partive politike, pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit.
Matoshi ka thënë se edhe ish-opozita ka një ‘pakt me djallin’, pasi nuk po e votojnë kandidaten për kryeparlamentare.
“Në këtë rast po shihet qartë se edhe opozita kanë një pakt me djallin, për arsye se mos me pas pakt me djallin ia votojnë cilindo kandidat, për mua cilido kandidat sipas Kushtetutës i takon LVV-së, për mua është okej”, ka thënë Matoshi.
Tutje, Matoshi ka thënë se takimi i presidentes Osmani me liderët partiak është kot fare, por edhe e cenon mirëmbajtjen demokratike të institucioneve. /Gazeta10