
Debate e mospajtime janë zhvilluar në “Politiko” në mes të kandidatit për deputet nga Vetëvendosje-Guxo, Nezir Krakit dhe komentatorit politik, Halil Matoshit lidhur me rezultatet e mundshme të kësaj partie.
Matoshi ka hedhur dyshime nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i njohë këto rezultate.
“A keni me i njoftë rezultatet apo me u tërheq krejtësisht edhe me blloku sistemin. Qekjo neve na intereson.?”, ka thënë Matoshi.
Kraki ka sqaruar se janë optimistë se votat e panumëruara do të ndryshojnë rezultatin.
“Qysh e tha edhe z.Cakolli janë edhe 100 mijë vota, të cilat e lëvizin rezultatin. Probaliteti që ato 100 mijë me u largu komplet prej Kosovës dhe me votu njerëz të tjerë na e pamë”, ka thënë Kraki.
“Ti po thu sikur s’keni me e njoftë rezultatin. Ti qanej po e çon ujtë”, ka thënë Matoshi.
“Jo, jo unë po them që rezultati ka me qenë shumë ma i mirë më i qartë sesa versioni më optimist”, ka thënë Kraki. /Gazeta10/