Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mehaj publikon pamje të Ushtrisë së Kosovës: Kemi kapacitete për mbrojtjen e integritetit territorial

Gazeta10
18 December 2022 - 17:56

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar një video të Ushtrisë teksa ka shkruar se Kosova ka kapacitete ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror.

Ai thotë se po vazhdojnë me zhvillimin dhe avancimin e forcave ushtarake sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Postimi i tij:

Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.

Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA.

Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.