
Lëndimi i rëndë i Romelu Lukakus ka lënë një boshëllëk të madh në sulmin e Napolit para fillimit të sezonit të ri.
Sulmuesi belg do të mungojë për më shumë se tre muaj pas lëndimit që e pësoi në fazën përgatitore.
Napoli është hedhur në sulm për të gjetur një qendërsulmues para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Trajneri i skuadrës, Antonio Conte preferon që ta ketë në skuadër sulmuesi holandez, Joshua Zirkzee.
Zirkzee vitin e kaluar u transferua te Manchester United, por nuk ka arritur të lë gjurmë te “Djajtë e Kuq” dhe kalimi i tij te kampionët e Italisë është një mundësi reale.