
Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë, dhe duke filluar nga dita e hënë do të fillojë vaksinimi i qytetarëve, raporton Gazeta10.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, duke u bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe atyre me gjendje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit në kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësive Familjare në çdo komunë.
“MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta10