Gazeta10

Një turiste e vdekur e shtatë të tjerë të shpëtuar, detaje nga operacioni 10 orësh i Kërkim-Shpëtimit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës gjatë ditës së djeshme realizoi një operacion dhjetë orësh në majën e Jezercës në Shqipëri.

Një shtetase kroate u gjet pa shenja jete pasi e njëjta kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës.

Pas gjetjes së bjeshkatares kroate pa shenja jete, Grupi i Kerkim-Shëtimit ka vazhduar operacionin për qasjence grupit tjetër të bjeshkatarëve ku kanë gjetur më pas të ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë).

“Sot rreth 30.03.2024 orës 11:00 kemi pranuar një thirrje emergjente nga Policia e Bajram Currit dhe qendra e Emergjencave Civile Shqiptare për ndihmë në një aksident malor në majën e Jezercës.

Me një koordinim të shpejtë dhe mbledhje të informatave fillestare me Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë dhe gjithë autoritet e shtetit Shqiptar, një skuadër e ShKShMK ka filluar operacionin e shpëtimit malor në koordinatat e dërguara.

Sipas informatave të para një bjeshkatare me shtetësi Kroate kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës, dhe grupi tjetër i bjeshkatarëve nuk kishin më komunikim me viktimën, por kanë pasur qasje në valë dhe kanë lajmëruar autoritetet për ndihmë”, u tha në njoftim.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit fillimisht bënë qasjen te 43-vjeçarja e cila me helikopter u transportuar në spitalin më të afërt.

Derisa 7 të tjerët nga aty janë evakuar në drejtim të fshatit Vuthaj në Mal të Zi.

“Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka pasur mundësi aterimi.

Fillimisht është bërë qasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdejkepruese dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt.

Kurse operacioni ka vazhduar me qasje te pjesa e tjetër e grupit të cilët ishin ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë).

Me të arritur te ngujuarit, shpëtuesit tanë kanë ndërtuar sistem të sigurisë me litar duke i lëshuar deri në pikë të sigurt ( evakuim teknik) dhe nga aty janë evakuar në drejtim të fshatit Vuthaj të Malit të Zi.

Në pjesën Malazeze është bërë kordinimi me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi “GSS Crna Gora” dhe operacioni ka përfunduar me sukses pas 10 orëve të plota.

Shprehim ngushëllime për bjeshkatarën e ndjerë, dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit”, thuhej në njoftimin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët