Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Nuk e durojnë as policinë e as gazetarët”- Kurti për sulmuesit në veri

Gazeta10
16 Qershor 2023 - 21:08

Pas sulmeve të sotme të protestuesve serbë ndaj gazetarëve e kameramanëve në veri, ka reaguar dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët, raporton Gazeta10.

Sipas tij policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës.

“Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë.

Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu”, ka shkruar Kurti.

Ai në fund u ka uruar shërim të shpejtë kameramanëve dhe gazetarëve.

“Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve”, ka shkruar Kurti. /Gazeta10/

Postimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.