
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka pranuar se një anëtar i stafit lokal në Prishtinë është arrestuar të premten e kaluar në Beograd.
OSBE përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se janë në kontakt me policinë për këtë gjë, dhe me qëllim që të mos ndërhyjnë në hetime nuk dëshirojnë të komentojnë më shumë, raporton Gazeta10.
”Misioni është në dijeni të raportimeve të medieve në lidhje me arrestimet e së premtes nga policia në Beograd. Misioni mund të konfirmoj se njëri nga të arrestuarit është një anëtar i stafit lokal mbështetës të Misionit. Teksa, nuk janë të sakta raportimet se nga të arrestuarit është përdorur një veturë e Misionit. Jemi në kontakt me policinë për këtë çështje, por nuk mund të komentojmë më tej pasi është një çështje ligjore e cila po hetohet”./Gazeta10