
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Europian duhet ta kuptojë se mesazhet e përziera dhe të paqarta nuk i bëjnë më gjërat, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se duhet shtyrë përpara reformat e rëndësishme për vendin që e ofrojnë ata me BE-në.
“Por ne duam t’i përdorim këto vite në dy fronte, njëra, për t’u siguruar që të shtyjmë përpara për reforma të rëndësishme në vendin tonë që do të na afronin me BE-në. Dhe së dyti, për të bindur të gjithë anëtarët e BE-së që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës dhe të na japin statusin e kandidatit”, tha presidentja Vjosa Osmani për Euroactiv.
Më tej, Osmani ka thënë se duhet të jenë të durueshëm në mënyrë që të vazhdojnë me këtë qasje edhe për vendet që kanë një qasje më të ngurtë ndaj Kosovës.
“Pra, ne do të vazhdojmë me këtë qasje edhe me mosnjohësit e tjerë, disa prej të cilëve kishin një qasje më të ngurtë ndaj Kosovës, por mendoj se po arrijmë atje, vetëm duhet të jemi të durueshëm…”
Më tej, Osmani ka thënë se kuptimi i mënyrës se si duhet të jepen mesazhet do të jetë një pikë kthese për Bashkimin Europian.
“Unë mendoj se kjo është një nga ato pikat kthese në histori ku Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se mesazhet e përziera, mesazhet e paqarta nuk i bëjnë gjërat më. Ata duhet të jenë të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor, me mbështetje ndaj anëtarëve të Ballkanit Perëndimor që kanë marrë një pozicion të qartë për Ukrainën, një pozicion të qartë kundër Rusisë”.
Tutje, Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive, e hapur dhe kreative.
“Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të jemi të hapur, të jemi kreativ dhe të bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional. Kjo është vija e kuqe”, tha ajo. / Gazeta10