
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendës presidenten e Palaut, ku ka thënë se janë zotuar për thellim të raporteve, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se në takim janë konfrimuar raportet miqësore të të dyja shteteve.
Më tej, Osmani e ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Sot mirëprita zëvendës presidenten e Palaut, njëherësh ministre e Drejtësisë, J. Uduch Sengebau Senior. I konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dy shteteve dhe u zotuam për thellimin e tyre.
E falënderova edhe për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
U dakorduam se fuqizimi ekonomik i grave ka rol përcaktues në avancimin e pozitës së tyre dhe se janë pjesë e agjendës shtetërore dhe globale. ”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10