Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani: Këto zgjedhje do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtar

Gazeta10
10 December 2022 - 17:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar shtyerjen e zgjedhjeve komunale në veri për në prill të vitit tjetër ka thënë se këto zgjedhje aktualisht do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtar, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se ajo ka qenë në kontak me BE-në dhe se ata i kanë thënë se s’mund të marrin pjesë për shkak të kohës së kufizuar.

“Kam pasur kontakt edhe me BE-në, ata kanë thënë që s’mund të marrin pjesë për shkak të kohës së kufizuar. Këto zgjedhje do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtar”, ka shtuar Osmani.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në veri, Osmani ka thënë se këto janë organizuara nga presidenti i Serbisë, Vuçuiq dhe se kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

 “Si gjithnjë në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vuçuiq, nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës, mirëpo në këtë sfidë si në çdo tjetër deri sot, do të dalim fitimtarë”, ka përfunduar ajo.

Zgjedhjet komunale në veri janë shtyrë për në prill të vitit 2023 teksa veriu së fundmi ka qenë cak i sulmeve me bomba, ndërsa sot ka pasur edhe vendosje të barrikadave në rrugë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.