Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Osmani: Marshi ishte i qytetarëve, kundër narrativës për rishkrimin e historisë

Gazeta10
17 February 2026 - 20:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në  intervistën ekskluzive në Kanal10, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, foli për pjesëmarrjen në marshin e sotëm në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Osmani theksoi se marshimi nuk ishte i organizuar nga partitë politike, por nga qytetarët, duke shtuar se aty kishte përfaqësues nga të gjitha subjektet politike.

“Absolutisht jemi ndjerë të mirëpritur, kishte përfaqësues nga të gjitha partitë sepse nuk ishte marsh i partive por i qytetarëve, ku u kundërshtua narrativa që ka për qëllim ta rishkruajë historinë. Kështu që aty ku janë qytetarët, jemi edhe ne.Kur ndodhin gjëra të tilla, nuk ka më asnjë dallim, qoftë i së kaluarës, qoftë i së tashmës. Po flas për dallime politike që neve do duhej të na mbanin të ndarë. Ne duhet ta kemi të gjithë një zë të bashkuar në kundërshtimin e çdolloj narrative e cila tenton që të njollosë luftën tonë çlirimtare, e cila ishte luftë për ta mbrojtur popullin e Kosovës,” tha ajo, duke shtuar se Kosova duhet “ta refuzojmë çdo lloj narrative e cila ka për qëllim që të barazojë agresorin me viktimën.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.