Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Së bashku mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta

Gazeta10
08 Mars 2023 - 13:16

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar të gjitha vajzat dhe gratë për festën e 8 marsit, duke rikujtuar forcën, guximin dhe qëndrueshmërin e vajzave dhe grave, raporton Gazeta10.

 “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le ta kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë ose politikë, gratë kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit”, ka thënë Osmani.

Tutje Presidentja ka bërë thirrje që të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht.

“Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani porositi gratë që të mos ndalen kurrë së ëndërruari, por në veçanti, të mos ndalen së besuari. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.